Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pikërisht në kohën kur dukej se Ballkani më në fund do të bënte kthesën e duhur, kemi hyrë në një periudhë tjetër stagnimesh, vonesash dhe paqartësish, shkruan kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në një shkrim autorial të botuar në të përditshmen amerikane Wall Street Journal. Zoti Çeku shkruan se Kosova është e urritur për pavarësi, është e gatshme për pavarësinë dhe tani nuk është koha për ta ndalur orën. Kosova ka nevojë për qartësi në mënyrë që të zbatojë reformat dhe të tërheqë investime ndërkombëtare të rëndësisë thelbësore, por gjithashtu për t’i mundësuar popullit, e veçanarisht pakicës serbe, që të çlirohet nga shqetësimet dhe pasiguritë e padurueshme në ndërtimin e një të ardhmeje, shkruan zoti Çeku. Ai më tej shton se "pavarësia është vetëm hapi i parë dhe si i tillë nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’i dhënë Kosovës një të ardhme të qëndrueshme, Kosova ka nevojë edhe për një perspektivë të qartë mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian".
XS
SM
MD
LG