Ndërlidhjet

BOGOR/INDONEZI


Presidenti amerikan, George Bush arriti sot për vizitë në Indonezi, në ndalesen e fundit të tij në kuadër të turneut aziatik. Pas takimit me presidentin e Indonezisë, Susilo Bambang Judhojono, Bush vlerësoi se Indonezia është aleati kryesor rajonal i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
"Populli amerikan njejtë sikurse ai indonezian kanë vuajtur mjaft nga aktet e dhunës së shkaktuar nga ekstremistët. Vendet tona janë të përkushtuara të marrin hapa efektiv kundër rrjeteve terroriste që po përgatisin sulme të reja ndaj njerëzve të pafajshëm. Indonezia është një shembull se si demokracia dhe modernizimi ofrojnë alternativë për ekstermistët", tha Bush.
Përkundër masave të shtuara të sigurisë, qindra demonstrantë protestuan kundër vizitës së presidentit amerikan.
XS
SM
MD
LG