Ndërlidhjet

MITROVICË


Nuk mund të ketë një vendim për pavarësinë e Kosovës, i cili do të jetë i ligjshëm dhe i mbështetur në parimet ndërkombëtare, tha sot në Mitrovicë ministri i pushtetit lokal i Serbisë, Zoran Llonaçar. Ai i ka bërë këto komente në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, që banohet nga shumicë serb, duke iu drejtuar opozitës parlamentare të Malit të Zi që kanë vizituar këtë pjesë. Duke komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Agim Çeku në Mal të Zi, Milan Ivanoviq, udhëheqës i Këshillit Nacional Serb në veri tha se biseda e Çekut dhe Gjukanoviqit është shkelje e të drejtave ndërkombëtare dhe e miqësisë shekullore të Serbisë dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG