Ndërlidhjet

logo-print

BOGOR/INDONEZI


Presidenti amerikan, George Bush vizitoi sot Indonezinë, në kuadër të turneut të tij aziatik. Pas takimit me presidentin indonezian, Susilo Bambang, Bush vlerësoi se Indonezia është aleati kryesor rajonal i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
"Populli amerikan njejtë sikurse ai indonezian kanë vuajtur mjaft nga aktet e dhunës së shkaktuar nga ekstremistët. Vendet tona janë të përkushtuara të marrin hapa efektiv kundër rrjeteve terroriste që po përgatisin sulme të reja ndaj njerëzve të pafajshëm. Indonezia është një shembull se si demokracia dhe modernizimi ofrojnë alternativë për ekstermistët", tha Bush.
XS
SM
MD
LG