Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në shkollën fillore “Trajko Periç” të fshatit Ropotovë e Madhe në komunën e Kamenicës, në orët e mëngjesit ka ndodhur një shpërthim, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se mjeti shpërthyes ka qenë i vendosur në një stufë ngrohjeje në njërën nga klasët e kësaj shkolle dhe ka shpërthyer rreth 20 minuta pas fillimit të procesit mësimor.
Zoti Elshani gjithashtu ka bërë të ditur se nga hetimet e para duket se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore.
XS
SM
MD
LG