Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha se është shumë e rëndësishme që Italia, si anëtare e Grupit të Kontaktit, e përkrahë dhe do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ai këto komente i bëri me tu kthyer në Prishtinë nga vizita një ditore në Itali, ku u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi.
"Qëllim kryesor i vizitës ka qenë të marrim përkrahje për pavarësinë e Kosovës, dhe që me argumente të dëshmojmë se pavarësia është zgjidhja e vetme për Kosovën", tha Çeku.
Ai e çmoi lartë qëndrimin e shefit të diplomacisë italiane Masimo D'Alema, që sipas tij, e përkrahë pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, më 30 nëntor, kryeministri Çeku do ta vizitojë Moskën.
XS
SM
MD
LG