Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush javën e ardhshme në Jordani do të takohet me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Gjendja kaotike në Irak ka bërë që Bush dhe Maliki të përpiqen të gjejnë rrugëdalje nga situata.
Sot Kombet e Bashkuara thanë se numri i viktimave civile në Irak ka arritur kulmin në tetor. Raporti i bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë thotë se muajin e kaluar e humbën jetën 3.709 njerëz, ndërsa në shtator 3.345 civilë. Sipas raportit, Bagdadi është zona më e dhunshme.
XS
SM
MD
LG