Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka arritur sot në Bruksel, ku më vonë gjatë mbrëmjes do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës Stefan Lehne. Nesër ndërkaq presidenti Sejdiu do t’u drejtohet senatorëve belgë, si dhe do të takohet me kryeministrin e Belgjikës Gi Verhofstat. Sejdiu gjatë qëndrimit të tij në Bruksel të premtën takohet me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oli Rehn.
Pas Brukselit, presidenti Fatmir Sejdiu do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG