Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë planifikon që të largohet nga Kosova për një afat kohorë prej 3 deri në 6 muaj pas vendimit për statusin e Kosovës. Ndërkohë që forca ushtarake e KFOR-it, do të mbetet në numër dhe rolin e njëjtë që ka sot, të paktën për 6 muajt e parë pas definimit të statusit. Kështu pohuan sot, zyrtarë të administratës ndërkombëtare dhe ata të KFOR-it, gjatë një konference të përbashkët për shtyp. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Neeraj Sing tha se administrata e Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me autoritetet lokale planifikon që faza e tranzicionit pas statusit të jetë sa më e shkurtë. Kurse në lidhje me autorizimet që do t’u barten vendorëve, ai tha se shkalla e përgjegjësive që do t’i kenë kosovarët, varet në masë të madhe nga statusi që do të ketë Kosova.
Ndërsa UNMIK-u planifikon fundin e administrimit të Kosovës, prania ushtarake e NATO-s, përkatësisht KFOR-it, planifikon të qëndroj në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
XS
SM
MD
LG