Ndërlidhjet

logo-print

STRASBURG


Deputetët e Parlamentit Evropianë u kanë sugjeruar sot kolegëve të tyre të Kuvendit të Serbisë që ta kuptojnë realitetin në rastin e Kosovës. Kosova ka qenë tema e vetme rreth së cilës nuk kanë gjetur as minimumin e pajtimit deputetët nga Serbia dhe ata të Parlamentit Evropianë.
Shumë deputetë të PE-së, gjatë debatit thanë se ndihen të tmerruar për gjuhën që kanë dëgjuar nga disa kolegë të tyre serbë për Kosovën.
Pas fjalëve të deputetit Vuko Antonijeviç nga partia DSS e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, se në Kosovë ka jihad islamik, krim të organizuar dhe se në Kosovë në vitin 1999 nuk ka patur asnjë problem, deputetja evropiane Doris Pak reagoi ashpër, duke thënë se është tmerruar me këtë gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe një shtrembërim të tillë të fakteve historike. "E gjithë Evropa po e kupton se Kosova po bëhet e pavarur, vetëm ju serbët dhe Serbia bëheni kinse nuk po e kuptoni këtë. Ne duhet të mirremi me serbët e Kosovës, sepse Serbia që moti e ka humbur Kosovën", tha deputeti nga Sllovenia Jerko Kacin.
XS
SM
MD
LG