Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


"Zgjidhja për statusin e Kosovës duhet të jetë e realizueshme, e drejtë për të gjitha palët dhe e pranueshme për shumicën në Kosovë", ka deklaruar i dërguari amerikan për statusin Frank Uisner, duke saktësuar se zgjidhja duhet të mundësojë që "shumica dërmuese e kosovarëve të mund të jetojnë me të".
Në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti, Uisner ka thënë se është më mirë të pritet përfundimi i zgjedhjeve në Serbi, e pastaj kryenegociatori Martti Ahtisaari ta paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës.
"Ahtisaari është i vendosur në qëllimin e tij që të dalë me një konkludim të qartë, të cilin do ta kuptojmë të gjithë", ka thënë Uisner, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Ahtisaarin dhe propozimet e tij, ashtu siç e kanë mbështetur gjatë tërë procesit negociator.
Uisner ka shprehur bindjen se pas zgjidhjes përfundimtare të statusit, do të vendosen "marrëdhënie konstruktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", si dhe do të hiqen kufizimet në raportet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG