Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Perendimi do të bëjë gabim të jashtëzakonshëm nëse e lë Bosnjen para se Kosova të bëhet e pavarur, ka thënë ish diplomati amerikan Richard Holbrooke. Në një intervistë për gazetën sarajevase 'Dnevni Avaz', Holbrooke ka vlerësuar se "do të ishte gabim shumë i madh ndrrimi i strukturave në Bosnje, para se të tejkalohet kjo periudhë, që mund të jetë shumë e vështirë për Kosovën". Ai më tej ka shtuar se "nuk është koha për askend që të luajë me strukturat ekzistuese". Holbrooke njëherësh kërkoi nga i dërguari i lartë ndërkombëtarë në Bosnje, Kristian Shvarc Shilling, që ta mbajë zyrën e hapur derisa të vendoset rreth pozicionit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG