Ndërlidhjet

NJU JORK


Kreu i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak, Gianni Magazzeni, duke komentuar raportin e OKB-së për dhunën në Irak, tha se situata jo stabile dhe ngritja e varfërisë janë faktorë që ndikojnë në shtimin e dhunës.
"Poashtu mënyra e dhunës ka ndryshuar në muajt e fundit. Jemi duke e parë një rritje të madhe të dhunës sektare dhe aktiviteteve të tjera jo vetëm të kryengritësve dhe terroristëve, por edhe të milicive, grupeve të armatosura dhe kriminelëve që po veprojnë në kuadër të forcave të sigurisë", tha Magazzaeni.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, Kombet e Bashkuara, raportuan se vetëm muajin e kaluar në Irak e humbën jetën 3 mijë e 709 njerëz.
XS
SM
MD
LG