Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministria e shëndetësisë e Irakut e ka hedhur poshtë një raport të Kombeve të Bashkuara për numrin e civilëve të vrarë në Irak, duke thënë se ky raport paraqet shifra të rritura. Raporti i Kombeve të Bashkuara thotë se gjatë muajit tetor në Irak u vranë më se 3700 vetë. Ministria e Shëndetësisë e Irakut ka njoftuar se të dhënat reale mund të jenë sa një e katërta e shifrave të paraqitura në raport. Por Kombet e Bashkuara thonë se nuk tërhiqen nga të dhënat e veta.
XS
SM
MD
LG