Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK/BEJRUT


Këshilli i Sigurimit e miratoi kërkesën e qeverisë së Libanit për ndihmën e Kombeve të Bashkuara në hetimin e vrasjes së Ministrit të Industrisë, Pierre Gemayel. Këshilli vendosi që vrasjen ta hetojë komisioni i Kombeve të Bashkuara që heton vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri, në vitin 2005.
Lidhur me situatën e krijuar, u prononcua edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
"Situata është delikate, është shumë e brishtë, andaj të gjithë ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur për ta mbështetur popullin libanez dhe qeverinë për të qenë unikë, tha Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG