Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Rruga e vetme drejt stabilitetit është pavarësia e Kosovës, dhe Serbia duhet të pranojë se Kosova asnjëherë me vullnetin e saj nuk ka qenë pjesë e Serbisë", deklaroi presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ai tha se shpreson që i dërguari i posaçëm i KB Martti Ahtisaari do ta paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës deri në fund të marsit.
"Ka ardhur koha për ta sanksionuar pavarësinë e Kosovës", u tha Sejdiu gazetarëve pas një debati në Senatin e Belgjikës.
Ndërkaq në fjalimin në Senatin belg, Sejdiu tha se "është koha që Kosova të ngritet në dy këmbët e saj", për të shtuar se Ahtisaari do të duhej ta paraqesë propozimin e tij para fundit të marsit.
Ai gjithashtu siguroi pakicën serbe se në shtetin e pavarur të Kosovës do t'i kenë "të gjitha garancat dhe përfaqësim të drejtë".
XS
SM
MD
LG