Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, i përbërë nga David Dreier, Lois Capps, David Price dhe Earl Pomeroy, është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku dhe me zëvendës kryeadministratorin, Steven Schook. Kongresisti Dreier tha se gjatë këtyre takimeve delegacioni ka shprehur "besimin se zgjidhja për statusin do të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm dhe se ajo duhet të jetë një zgjidhje që e meriton populli i Kosovës".
Delegacioni i vizitoi edhe trupat amerikane në kampin Bondstill për të festuar bashkë me 1.700 ushtarët amerikanë Ditën e Falënderimeve.
XS
SM
MD
LG