Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Pjesëtari i një bande kriminale në Beograd, i akuzuar për komplot në vrasjen e ish kryeministrit serb Zoran Xhingjiq në vitin 2003, sot e ka implikuar edhe ish zëvendësin e Xhingjiqit.
Dejan Milenkoviq, një gangster i nivelit të ulët, i cili tash dëshmon si dëshmitar i mbrojtur, i tha gjykatës speciale në Beograd se Nebojsha Çoviq ka patur dijeni për komplotin. Milenkoviq gjithashtu dëshmoi se për komplotin ka ditur edhe lideri ultranacionalist Vojisllav Sheshel.
XS
SM
MD
LG