Ndërlidhjet

LONDËR


Ish agjenti rus Aleksander Litvinenko, në letrën e tij që u lexua sot, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për vdekjen e tij. Litvinenko vdiq gjatë natës në spitalin e Londrës pasi ishte helmuar 3 javë më parë.
Në letrën që e kishte shkruar pak para vdekjes, ai e ka quajtur Putinin 'barbar' dhe të 'pamëshirshëm'.
Letrën e Litvinenkos, e lexoi sot miku i tij Alex Goldfarb.
"Ndoshta mund të kesh sukses pasi ke heshtur një njeri, por thirrjet nga e gjithë bota do të të hakmerren zoti Putin, ngase do të jehojnë në veshin tuaj derisa të jeni gjallë", thuhet në letrën e ish agjentit Litvinenko.
Ndërkohë Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse duke e cilësuar si tragjike vdekjen e tij, mohoi që Kremlini të ketë dorë në këtë vrasje.
"Akuzat ndaj Rusisë për këtë çështje nuk janë asgjë tjetër përveç pa kuptim. Është aq e pa kuptimtë, e marrë dhe e pabesueshme sa që nuk vlen as të komentohet nga zyrtarë", tha Peskov.
Për vdekjen e ish agjentit rus reagoi edhe Komisioni Evropian.
"Gjithmonë ka dyshime për akte kriminale. Ky krim i pretenduar duhet të hetohet nga autoritetet kompetente. Para së gjithash duhet të konstatohet nëse vërtet është akt kriminal, dhe po të jetë, duhet të ndiqet nga autoritetet nëpërmjet procedurave ligjore", tha Ema Udvin, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG