Ndërlidhjet

HELSINKI


Presidenti rus Vladimir Putin dhe liderë të Bashkimit Evropian i filluan bisedimet në samitin në Helsinki. Samiti është planifikuar t'i përfshijë bisedimet rreth marrëveshjes së re për bashkëpunim ndërmjet Rusisë dhe BE-së. Por Polonia bllokoi negociatat në shenjë proteste ndaj sanksioneve të Rusisë për importin e prodhimeve të mishit nga Polonia.
Komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë, Benita Ferrero-Valdner minimizoi rëndësinë e vetos së Polonisë.
"Kemi shumë gjëra tjera për të diskutuar. Jemi duke punuar së bashku me Rusinë për çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme, Iranin pastaj Korenë e Veriut. Pra dua të them se kemi mjaft gjëra për të diskutuar", tha Ferrero-Valdner.
XS
SM
MD
LG