Ndërlidhjet

TIRANË


Kryetarët e Qeverive të vendeve të Evropës Qendrore thanë sot në Tiranë se statusi i Kosovës është një çështje thelbësore që duhet zgjidhur. Këtë e bëri të ditur në cilësinë e presidentit të Samitit të kryetarëve të qeverive të Evropës Qëndrore, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. "Kosova përfaqëson një çështje themelore nga pikëpamja e nismës së vendeve të Evropës Qëndrore. Unë gjithashtu kam besim tek ata që kjo është një çështje themelore, përderisa paqja dhe stabiliteti konsiderohen themelore edhe kjo çështje është themelore", tha Berisha.
Në samitin i cili përfundoi punimet, morën pjesë përfaqësues nga 17 vende si dhe përfaqësues të 12 organizatave ndërkombëtare dhe nisma rajonale.
XS
SM
MD
LG