Ndërlidhjet

BRUKSEL


Diplomatë të Bashkimit Evropian kanë thënë sot se nuk do të jetë lehtë që në KS të OKB-së, të arrihet pajtim për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Këto deklarata ata i bënë pas samitit të djeshëm të Bashkimit Evropian me Rusinë që u mbajt në Helsinki. Një diplomat, pjesëmarrës në këtë samit, tha se presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit ka shprehur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj mundësisë së pavarësimit të Kosovës. Sipas tij, Putin pa asnjë rezerv ka thënë se pavarësia e Kosovës do të shërbejë si precedent, i cili do të mund të shfrytëzohej edhe për zgjidhjen e problemeve tjera, duke menduar në rajonin e Kaukazit.
Ndërkaq zyrtarë të Bashkimit Evropian në këtë takim, kanë përsëritur qëndrimin se BE-ja nuk e konsideron Kosovën precedent dhe nuk mendon se mund të krahasohet me çështjet tjera të rajonit të Kaukazit.
XS
SM
MD
LG