Ndërlidhjet

LONDËR


Autoritetet Britanike po i vazhdojnë hetimet pas konstatimit se ish agjenti rus Aleksander Litvinenko është helmuar me radioaktivitet. Kjo mënyrë e helmimit në Britani u cilësua të jetë 'pa precedent'.
"Është një ngjarje pa precedent, që dikush në Britaninë e Madhe, qëllimisht të helmohet me një helm radio-aktiv", tha Pat Troop, udheheqëse e Agjencisë Britanike për Mbrojtjen e Shëndetit.
"Vdekja e tij është tragjike, ndërsa Moska nuk ka dorë në këtë vrasje", tha ndërkaq presidenti Vladimir Putin.
"Është mjerim që ngjarjet kaq tragjike siç është kjo, pra vdekja e një njeriu të përdoret për provokime politike", tha Putin.
Autoritetet britanike thanë se shenja që dëshmojnë radioaktivitet janë gjetur edhe në shtëpinë e ish agjentit Litvinenko dhe në restorantin ku ai kishte qenë për herë të fundit.
XS
SM
MD
LG