Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtarë dhe përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut, kanë tërhequr vërejtjen se dhuna ndaj gruas në Kosovë, në të shumtën e rasteve mbetet e pazbuluar për shkak të mosgatishmërisë së viktimave për të raportuar tek autoritetet e rendit. Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Kundër Gruas, që shënohet sot, Shërbimi Policor i Kosovës njoftoi se numri i rasteve të raportuara vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka arritur në 659 raste.
XS
SM
MD
LG