Ndërlidhjet

BRUKSEL


Diplomatë të Bashkimit Evropian kanë thënë sot se nuk do të jetë lehtë që në KS të OKB-së, të arrihet pajtim për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Këto deklarata ata i bënë lidhur me samitin e djeshëm BE – Rusi, që u mbajt në Helsinki. Një diplomat, pjesëmarrës në këtë samit, tha se presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit ka shprehur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj mundësisë së pavarësimit të Kosovës. Sipas tij, zoti Putin pa asnjë rezervë ka thënë se pavarësia e Kosovës do të shërbejë si precedent, i cili do të mund të shfrytëzohej edhe për zgjidhjen e problemeve të tjera, duke menduar në rajonin e Kaukazit. Zyrtarë të Bashkimit Evropian në këtë takim, kanë përsëritur qëndrimin se BE-ja nuk e konsideron Kosovën precedent.
XS
SM
MD
LG