Ndërlidhjet

KAIRO


Grupi militant islamik, Hamas ka tërhequr sot vërejtjen se palestinezët do ta fillojnë edhe valën e tretë të kryengritjes kundër Izraelit, nëse nuk bëhet progres i shpejtë drejt shtetit palestinez, mbi bazat e kufijve të vitit 1967. Këto komente i bëri lideri i Hamasit, Khaled Meshaal në Kajro. Ai tha se fuqitë perëndimore do ti kenë gjashtë muaj për ta arritur, siç u shpreh ai, "rastin historik" për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez, ose në të kundërtën, palestinezët do ta fillojnë "intifadën" e tretë anti-izraelite.
XS
SM
MD
LG