Vatikani ka njoftuar se Papa Benedikti i 16-të ndoshta do ta vizitoj xhaminë Sultanahmet, gjatë vizitës së tij në Turqi, javën e ardhshme. Mediat italiane kanë raportuar se zyrtarët e Turqisë kanë sugjeruar që Papa ta vizitoj xhaminë më të njohur në Turqi në shenjë të pajtimit. Papa Benedikti i 16-të i zemëroi myslimanët me disa komente që konsiderohen si kritike për Islamin.