Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian Nuri al-Maliki sot u bëri thirrje për unitet grupeve rivale sektare që marrin pjesë në qeveri. Maliki tha se vetëm politikanët mund ta ndalin gjakderdhjen në vend.
Ndërsa ai e bënte këtë apel, në mbarë vendin u shënuan viktima të reja. Raportohet se janë vrarë gjithsejt 16 njerëz.
Ndërkohë, qeveria irakiane vazhdon të punojë lidhur me masat e reja të sigurisë, për të hequr gjendjen e jashtzakonshme, e cila pasoi shpërthimet e të enjtes në Bagdad, ku e humbën jetën mbi 200 veta.
XS
SM
MD
LG