Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Turrma të mëdha janë tubuar në qendër të Stambollit në demonstratat që i thirri Partia Islamiste kundër vizitës së Papa Benediktit XVI në Turqi.
Demonstrata mbahet nën moton "Papa nuk është i mirëseardhur".
Ndërkohë nga Vatikani, Papa i përshëndeti qytetarët e Turqisë në prag të vizitës që fillon më 28 nëntor.
"Duke filluar prej tash, dua të dërgoj përshëndetje të përzemërta për popullin e dashur të Turqisë, i cili është i pasur me histori dhe kulturë. Këtyre njerëzve dhe përfaqësuesve të tyre u shpreh ndjenjat e vlerësimit dhe miqësisë së sinqertë", tha Papa Benedikti XVI.
XS
SM
MD
LG