Ndërlidhjet

GAZA


Sot në orën 6 të mëngjesit hyri në fuqi armëpushimi ndërmjet militantëve palestinezë dhe forcave izraelite në Rripin e Gazës.
Izraeli bëri të ditur se të gjitha forcat e tij ushtarake në harmoni me marrëveshjen janë tërhequr nga Gaza.
Armëpushimi u kumtua dje pas bisedës telefonike ndërmjet presidentit të Autoritetit palestinez Mahmud Abbas dhe kryeministrit izraelit Ehud Olmert.
Ndërkohë, ekstremistët palestinezë kanë shkrepur disa raketa nga Rripi i Gazës në territorin e Izraelit.
Vëzhguesit thonë se nëse armëpushim do të respektohet, mund t'i shtojë gjasat për vazhdimin e bisedimeve paqësore.
XS
SM
MD
LG