Ndërlidhjet

KABUL


NATO tha se forcat shumëkombëshe në Afganistan kanë vrarë 55 talibanë gjatë luftimeve që janë zhvilluar të premten dhe të shtunën në jug të vendit. Luftimet në krahinat Kandahar dhe Oruzgan janë zhvilluar pasi forcat shumëkombëshe ishin sulmuar nga një numër i madh kryengritësish.
Ndërkohë në krahinën Paktika që gjendet në kufi me Pakistanin, një vetëvrasës me bombë ka shkaktuar vdekjen e 12 vetave dhe plagosjen e 25 të tjerëve.
XS
SM
MD
LG