Ndërlidhjet

JENIN


Një militant dhe një grua palestineze janë vrarë gjatë një operacioni të forcave izraelite në Bregun Perendimor. Incidenti ndodhi në ditën e dytë të armëpushimit të brishtë ndërmjet Izraelit dhe Palestinezëve në Rripin e Gazës.
Ndërkohë kryeministri Ehud Olmert tha se Izraeli do të përmbahet, pavarësisht sulmeve me raketa të palestinezëve në orët e para të hyrjes në fuqi të armëpushimit në Gaza.
"Shpresoj që palestinezët do të tregojnë përgjegjësi dhe vullnet të mirë. Ky do të ishte një fillim i negociatave serioze, të vërteta, të hapura dhe të drejtëpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe autoriteteve palestineze", tha Olmert.
XS
SM
MD
LG