Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ndarja e Irakut, në pjesën Shiite, Sunite, dhe Kurde do ta acaronte stabilitetin rajonal, ka thënë sekretari britanik i Mbrojtjes Des Brouni. Ai ka shtuar se edhe pa ndarje, Iraku po paraqet test serioz për stabilitetin në rajon.
Ministri Brouni foli edhe për planet britanike për tërheqje nga Iraku.
"Nga fundi i vitit të ardhshëm pres që numri i ushtarëve britanik në Irak të jetë dukshëm më i vogël. Një plan i tillë është duke u përgatitur për muaj të tërë dhe jemi duke i shikuar të gjitha opsionet, që të mos e detyrojmë asnjë ushtar të qëndroj në Irak më gjatë se që ka nevojë", tha Brouni.
XS
SM
MD
LG