Ndërlidhjet

RIGA


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer sot u bëri thirrje vendeve anëtare të mos zbrapsen nga operacionet e tyre në Afganistan përkundër forcimit të kryengritjes.
De Hoop Scheffer gjithashtu shfaqi shpresën se forcat afgane do të marrin përsipër sigurinë në vitin 2008.
Ai i bëri këto komente para fillimit të samitit të NATO-s në Riga.
Ndërkohë në Estoni, presidenti amerikan George Bush tha se aleatët e NATO-s duhet të japin më shumë trupa për të qenë të suksesshëm në Afganistan.
"Ne do ta diskutojmë vendosjen më të madhe të forcave në Afganistan, që në partneritet me forcat afgane t'i mundim talibanët dhe ta forcojmë demokracinë e re atje. Për të patur sukses në Afganistan, aleatët e NATO-s duhet të japin forca aq sa kërkojnë komandantët e ushtrisë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG