Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan paralajmëroi se Iraku është pothuaj në prag të luftës civile, ose mund të jetë së shpejti nëse nuk ndërmerren hapa urgjentë.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se dhuna sektare në Irak ka hyrë në një "fazë të re". Këshilltari për Siguri Kombëtare Stephen Hadley tha se presidenti George Bush do t'i diskutojë me kryeministrin Nuri al-Maliki mënyrat për t'iu përshtatur rritjes së dhunës sektare. Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack tha se ajo që ndodh në Irak nuk mund të cilësohet si luftë civile.
XS
SM
MD
LG