Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia ka përshëndetur vendimin e NATO-s për ta ftuar në programin e Partneritetit për Paqë.
"Është një lajm i mirë për ushtrinë dhe qytetarët tanë", ka deklaruar presidenti serb Boris Tadiç.
Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka thënë se pranimi në programin Partneriteti për Paqë dëshmon se procesi i inegrimeve evropiane të Serbisë po vazhdon.
"Si anëtarë të Partneritetit për Paqë jemi shumë më të sigurtë se tërësia e Serbisë do të ruhet dhe se Kosova do të mbetet në Serbi me shkallë përkatëse të autonomisë", ka deklaruar Vojislav Koshtunica.
Ministri i Jashtëm serb Vuk Drashkoviq ka thënë se hyrja në Partneritetin për Paqë është porosi forcave nacionaliste në Serbi se nuk ka kthim në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG