Ndërlidhjet

RIGË


Në Rigë ka përfunduar samiti i NATO-s.
Ditën e dytë të takimit liderët e 26 vendeve kanë përshëndetur përpjekjet për reforma në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni dhe kanë dërguar sinjal se ato vende që do të plotësojnë kërkesat e Aleancës mund të presin ftesën për anëtarësim në vitin 2008. NATO sot ka pranuar në programin Partneriteti për Paqe, Bosnjë Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, që është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veriatlantike. Sekretari i përgjithshëm Jap De Hop Shefer ka bërë të ditur gjithashtu bërjen operacionale të forcave për reagim të shpejt. Liderët e NATO-s janë zotuar për angazhim të mëtejm në Afganistan.
XS
SM
MD
LG