Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri i partisë ORA, Veton Surroi ka deklaruar sot në Rigë se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më parë dhe se për këtë çështje duhet të sigurohet unitet i vendeve të Bashkimit Evropian. Duke marrë pjesë në një debat lidhur me rolin e NATO-s në Ballkan, që u mbajt gjatë samitit të aleancës në Rigë të Letonisë, zoti Surroi tha se e kundërshton hapjen e sërishme të bisedimeve për statusin e Kosovës dhe ka theksuar se pala kosovare nuk do të pajtohet me diçka të këtillë. Siç ka njoftuar partia ORA në Prishtinë, duke folur lidhur me çështjen e decentralizimit,Veton Surroi është shprehur se "Beogradi nuk ka qenë i interesuar për serbët e Kosovës, por i ka interesuar vetëm territori". Në këtë aspekt, ai konstatoi se Beogradi me ndihmën e Rusisë kishte sjellje destruktive në procesin e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG