Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri Sali Berisha tha sot se Samiti i Rigës është historik për Shqipërinë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo pasi në deklaratën përfundimtare të këtij samiti, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë konsideruar si kandidate të ardhshme për të qenë anëtarë të Natos.
Ai ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe pjesën e deklaratës ku NATO angazhohet që të reagojë me shpejtësi ndaj çdo rreziku që cënon sigurinë e Kosovës.
Në emër të qeverisë shqiptare, Berisha përshëndeti deklaratën e presidentit të SHBA George Bush për mbështjen që ai i dha aspiratës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Aleancën e Atlantikun të Veriut.
XS
SM
MD
LG