Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinejad ka dërguar një letër të hapur dhe të paprecedent për popullin amerikan, duke u kërkuar të heqin dorë nga politika e qeverisë në Irak.
Në letër, Ahmedinejad kërkon nga SHBA të tërhiqen nga Iraku dhe sugjeron që buxhetin ushtarak për Irakun ta shpenzojnë për nevoja të brendshme. Qeverisjen e presidentit Bush ai e ka cilësuar të pa drejtë.
Lidhur me letrën e presidentit iranian, reagoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey.
"Reagimi im fillestar është se në këtë letër nuk ka asgjë të re", tha Casey.
Gjatë muajit maj Ahmadinejad i kishte dërguar një letër 18 faqëshe presidentit Bush. As në letrën e parë dhe as në të dytën nuk trajtohet çështja e programeve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG