Ndërlidhjet

HAGË


Lideri ultranacionalit serb Vojisllav Sheshel, i cili rreth tre javë është në grevë urie, ka nënshkruar sot një deklaratë formale, me të cilën refuzon çdo lloj ushqimi dhe trajtimi mjekësor. Dokumentin e bëri publik Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë.
Sheshel, kryetar i Partisë Radikale të Serbisë, bllokut më të madh në parlamentin serb, është akuzuar për persekutime, tortura dhe vrasje të kryera gjatë luftërave në Ballkan në fillim të viteve të 1990-ta.
XS
SM
MD
LG