Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Në Ditën Ndërkombëtare të AIDS-it, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan bëri thirrje për angazhim më të madh të qeverive për pengimin e përhapjes së kësaj sëmundje.
Annan tha se suksesi në luftimin e AIDS-it do të varet jo vetëm nga çdo udhëheqës dhe politikan, por edhe nga çdo individ.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se këtë vit në botë do të infektohen rreth 4.3 milionë veta nga virusi HIV.
Prej paraqitjes së sëmundjes 25 vjet më parë, AIDS-i ka shkaktuar vdekjen e 25 milionë njerëzve ndërsa 40 milionë konsiderohen të infektuar.
XS
SM
MD
LG