Ndërlidhjet

logo-print

ZAGREB


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku u takua sot në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë Ivo Sanader.
Kryeministri Çeku e ka njoftuar homologun kroat lidhur me gjendjen aktuale të procesit për statusin e Kosovës, si dhe pritjet lidhur me raportin e të dërguarit të posaçëm të KB, Martti Ahtisaari.
"Biseduam dhe shkëmbyem mendime për situatën në Kosovë dhe në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në të gjitha fushat", tha Çeku pas takimit.
Në komunikatën e qeverisë kroate thuhet se zhvillimi i Kosovës kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe forcimin e demokracisë në vendet e rajonit. Sipas komunikatës, Sanader e ka theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Kosovë, si pjesë e standardeve demokratike.
Kryeministri Çeku u takua edhe me presidentin Stipe Mesiq. Në komunikatën e presidencës thuhet se është biseduar "për gjendjen aktuale në rajon dhe procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, me ç'rast është theksuar se zgjidhja e kësaj çështje duhet të jetë në pajtim me normalizimin dhe stabilizimin e mëtejmë të rajonit".
XS
SM
MD
LG