Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush do të takohet në javët e ardhshme me udhëheqësit kryesorë shiitë dhe sunitë, për të diskutuar mënyrat për stabilizimin e Irakut. Të hënën, Bush do të bisedojë me Abdul-Aziz al-Hakim, liderin e bllokut më të madh shiit në parlamentin irakian, ndërsa në janar me nënpresidentin sunit të Irakut Tariq al-Hashemi.
Njoftimet për takimet u bënë para shpalljes së raportit dypartiak, i cili pritet të kërkojë reduktimin e trupave amerikane deri në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG