Ndërlidhjet

STAMBOLL


Papa Benedikti XVI e përfundoi vizitën në Turqi. Para largimit, Papa 79-vjeçar i tha kryebashkiakut të Stambollit Muhammer Guler se shpreson që vizita 4-ditëshe e tij do të kontribojë për "mirëkuptimin" ndërmjet feve. Ai tha se një pjesë të zemrës së tij e ka lënë në këtë qytet.
Papa u nis nga aeroporti Ataturk në Stamboll pasi celebroi meshën në Katedralen e Shpirtit të Shenjtë.
Pjesa më e madhe e vizitës së Papës kishte për qëllim të zbutë zemërimin e myslimanëve lidhur me vërejtjet e tij të bëra në shtator për dhunën dhe Profetin Muhamed.
Me vizitën e djeshme në Xhaminë e Kaltër, Benedikti u bë papa i dytë në histori që vizitoi një xhami.
XS
SM
MD
LG