Ndërlidhjet

BEJRUT


Mijëra mbështetës të Hezbollahut dhe aleatët e tij pro sirianë po protestojnë për të dytën ditë me radhë në Bejrut në përpjekje për ta detyruar qeverinë libaneze, që mbështetet nga perëndimi, që të paraqesë dorëheqje. Sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beckett tha sot në Bejrut, pas takimit me kryeminsitrin Fuad Siniora, se qeveria libaneze ishte "zgjedhur nga populli" dhe se ka autoritet kushtetues. Mbrëmë vonë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey akuzoi Sirinë dhe Iranin për ndihmë në nxitjen e protestave, që sipas tij, kanë për qëllim përmbysjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike. Të hënën në Uashington al-Hakim do të takohet me presidentin amerikan, George Bush. Muajin e ardhshëm presidenti Bush do të takohet edhe me zëvendës presidentin irakian, Tariq al-Hashemi, nga blloku sunit.
XS
SM
MD
LG