Ndërlidhjet

logo-print

HAVANË


Lideri i sëmurë kuban, Fidel Castro nuk ishte i pranishëm në paradën ushtarake me të cilën u shënua ditëlindja e tij e 80-të. Parada u organizua në sheshin kryesor të Havanës. Lideri komunist kuban, Fidel Castro e kishte ditëlindjen më 13 gusht por, manifestimet ishin shtyrë për fillim të këtij muaji, për shkak të sëmurjes së tij. Ai nuk është paraqitur publikisht prej 26 korrikut të këtij viti. Prej muajit korrik, Fidel Castro ia kaloi autoritetin vëllait të tij, Raul Castro.
XS
SM
MD
LG