Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës ndihmësja e sekretarit amerikan të shtetit, Rozmari Di Karlo dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Shtefan Lehne nesër do të takohen me zyrtarë të lartë të Kosovës, me Ekipin negociator dhe me përfaqësues të serbëve, ka kumtuar zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Ndërkaq Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar për vizitën që zonja Rozmari Di Karlo dhe shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanou i bënë sot Manastirit të Deçanit. Me këtë rast ato janë takuar me peshkopin Teodosije. Është kumtuar se temë bisede ishte pozita e Kishës Ortodokse Serbe dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG