Ndërlidhjet

BEJRUT


Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Mussa tha se kriza politike në Liban është "serioze". Ai këto komente i bëri sot, pasi arriti në Bejrut për të biseduar me përfaqësues të palëve të përfshira në zhvillimet e fundit në Liban. Për tri ditë me radhë, mijëra mbështetës të Hezbollahut dhe aleatët e tij pro-sirian po protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Siniora. Kjo qeveri e mbështetur nga fuqitë perëndimore dhe disa vende arabe është e përkushtuar që të mos u nënshtrohet kërkesave të Hezbollahut dhe aleatëve të tij pro-sirian.
XS
SM
MD
LG