Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zëvendës nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropë Rosemary DiCarlo dhe i dërguari i BE për Kosovën Stephan Lehne, u takuan sot me zyrtarët më të lartë të Kosovës.
"Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të arrihet shpejt", tha DiCarlo, duke kërkuar nga Marti Ahtisaari ta paraqesë në mënyrë të zgjeruar propozimin e tij për statusin menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi. "Më shumë se 7 vjet që kur Kosova është vënë nën administrimin e KB, populli i Kosovës ka të drejtë për ta qartësuar të ardhmen e vendit", tha zyrtarja amerikane.
DiCarlo dhe Lehne u takuan me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me anëtarët e Ekipit Negociator, ndërsa gjatë ditës do të takohen me zyrtarët e administratës ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG